×
E enjte, 21 Janar, 2021

Pompeo: SHBA e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për transferimin e të dhënave

18 Korrik, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të zhgënjyera” me një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, e cila e shpalli të pavlefshme një marrëveshje transatlantike për transferimit e të dhënave.

Pompeo tha në një deklaratë se, Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë pasojat dhe ndikimet e vendimit në mijëra kompani që ushtrojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjes.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me BE-në për të gjetur një mekanizëm që mundëson transferimin thelbësor dhe të papenguar të të dhënave nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara”, tha Pompeo.

Ky vendim i Gjykatës së Drejtësisë i jep fund në mënyrë efektive kompanive amerikane që kishin të drejtë të marrin të dhëna personale nga Bashkimi Evropian.

Më shumë se 5000 kompani e kishin nënshkruar marrëveshjen, por ajo u sfidua nga një mosmarrëveshje e gjatë midis kompanisë Facebook dhe aktivistit austriak të privatësisë, Max Schrems, i cili ka bërë fushatë në lidhje me rrezikun për mundësinë që të dhënat e evropianëve të përdoren nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për