×
E martë, 20 Tetor, 2020

Pompeo: Prioritet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

28 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqia ritheksojnë mbështetjen e tyre për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane dhe transatlantike sipas zgjedhjes së shtetasve të tyre dhe kjo përbën një prioritet, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy zyrtarëve të lartë.

Ata theksuan përpjekjet e Greqisë për këtë qëllim, duke vënë në dukje rëndësinë e vazhdueshme të Marrëveshjes historike të Prespës dhe pranimin pasues të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa nënvizuan rëndësinë e zbatimit të saj të vazhdueshëm me mirëbesim.

SHBA dhe Greqia përsëritën gjithashtu përkushtimin e tyre për rritjen e bashkëpunimit të tyre të ngushtë si Aleatë të NATO-s, duke përdorur të gjitha mjetet e përshtatshme në dispozicion të tyre, për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e gjerë.

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo filloi sot në Greqi bisedimet në kuadër të qetësimit të tensioneve në Mesdheun Lindor dhe për të inkurajuar nisjen e një dialogu mes Athinës dhe Ankarasë.

Takimi mes sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologut grek, Nikos Dendias sapo përfundoi sot në Selanik.

Çështjet me interes dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar, me theksin në dialogun strategjik mes Greqisë dhe SHBA-së, mbrojtja dhe bashkëpunimi energjitik dominuan takimin si dhe zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për