Pompeo merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës
Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Universiteti i Tiranës ka akorduar titullin “Doctor Honoris Causa” për Mike Pompeo, Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale e ka përgëzuar Pompeon për marrjen e këtij titulli.
“Universiteti i Tiranës nderon me titullin e lartë ‘Doctor Honoris Causa’ ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe RSH në fushën e sigurisë, promovimin e vlerave demokratike si dhe në mbrojtjen e lirisë akademike,”shkruan ministrja Kushi.
Pompeo është politikan dhe diplomat amerikan dhe ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, si dhe Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.