×
Saturday, April 19, 2025

Polonia mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

February 25, 2022


Polonia ka vendosur të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, theksoi  kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Kam urdhëruar hartimin e një rezolute të Këshillit të Ministrave, e cila do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore mbi Poloni për linjat ajrore ruse”, theksoi Morawiecki.

Më parë, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Polonia kishte ndaluar transmetimin e kanaleve televizive ruse RT (Russia Today), RT Documentary, RTR Planeta, Soyuz TV dhe Russia 24.

Më 24 shkurt, Rusia nisi sulmet ajrore në Ukrainë dhe filloi një luftë. Ligji ushtarak u vendos në të gjithë Ukrainën. 




Comments are closed.