×
Wednesday, October 16, 2024

Poloni: Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

March 3, 2022


Mijëra refugjatë nga Ukraina kalojnë nëpër një qendër pranimi në Korczova të Polonisë. Krah ukrainasve atje ka edhe shumë njerëz nga vende të tjera. Mes kaosit ata përpiqen të organizojnë largimin e tyre.

“Shiko mama, diçka po fluturon atje”, i tha të ëmës gjashtëvjeçarja Sofia kur pa për herë të parë një raketë. Kjo ndodhi ditën e parë të luftës kur Julia Rezhowa ishte duke u larguar bashkë me dy të bijat nga fshati Gorlivka, në veri të Kievit. Ato ishin duke u larguar nga ushtarët rus, që ishin duke ardhur në atë drejtim për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës.

“Unë nuk do të isha larguar po të mos kisha vajzat,” thotë Rezhova. 30 vjeçarja do kishte dashur të qëndronte, ashtu si vëllai dhe motra e saj që kanë qëndruar dhe ndihmojnë njeri- tjetrin. Por Rezhova ka mbërritur tani në Poloni.

Ajo është një nga 670.000 njerëzit që janë larguar nga Ukraina, që me fillimin e luftës më 24 shkurt. Sa më shumë që zgjat lufta, aq më shumë rritet numri i refugjatëve.

Shumica e refugjatëve shkojnë në Poloni

Më shumë se gjysma e refugjatëve, rreth 380.000 vetë kanë shkuar si Julia Rezova në Poloni. Ajo pret bashkë me të bijat në një shesh parkimi në qendrën e pranimit në Korczova, disa kilometra larg kufirit polako- ukrainas.

Qeveria polake ka hapur deri tani 27 qendra të tilla. Korczova është vend nyje për ata që vijnë nga kufiri me autobuz. Ata zbresin këtu dhe priten nga vullnetarët me ushqime dhe sende higjene. Nga këtu ata vazhdojnë rrugën më tej. Në një sallë të madhe ndodhen gati 2 mijë krevatë portativë. Sipas një polici rreth 700 vetë kalojnë natën aty, po saktë nuk e di askush. Refugjatë vijnë dhe ikin.

Julia Rezhova sapo ka mbërritur në Poloni, por ajo nuk do që të qëndroj në sallë. Ajo pret që disa të njohur të vijnë ta marrin bashkë me të bijat dhe të shkojnë në Çeki. I shoqi ndodhet aty me punë.

Gati pritja për refugjatët në Prezmyslin polak

Refugjatët e huaj në situatë të vështirë

Kush qëndron në sallë, shpesh nuk e di si do t’i shkojë puna më tej. Kështu edhe Raju Bhandari, 29 vjeç, që ka ardhur dy muaj më parë nga Nepali për të studiuar për inxhinjeri në Kiev. Ai flet me zë të ulët dhe qesh i ndrojtur.

Dy ditë ai mbeti i bllokuar në kufi, sepse kufitarët ukrainas nuk e linin të largohej: „Unë kam shumë respekt për të huajt, pse nuk kanë ata respekt për mua?” Në anën polake të kufirit ai nuk pati probleme, tregon ai. Në sallë ndodhen shumë njerëz që janë nga vende të tjera: studentë nga India, Angola ose Uzbekistani, si dhe punëtorë të huaj nga shtetet e Azisë Qendrore. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson, se deri së fundi në Ukrainë kanë jetuar 470 mijë të huaj. 75 mijë prej tyre studentë. Edhe këta largohen nga Ukraina. Gazeta polake “Dziennik Gazeta Prawna” shkruan duke iu referuar policisë kufitare, se rreth dhjetë përqind e refugjatëve që futen në kufi janë nga vendet e treta, pra nuk kanë pasaportë të një vendi anëtar të BE.

Ndërkohë që shumë ukrainas kanë të njohur në Poloni (që para luftës në Poloni kanë jetuar 1,5 milionë ukrainas), për shumë refugjatë të tjerë Polonia është vend i panjohur. Kështu për Raju Bhandarin, që rri ulur në një krevat portativ dhe pret dërgimin e parave nga prindërit në Nepal. Atëherë ai do ta dijë saktë si do të vazhdojë rruga: “A mund të vazhdoj studimet këtu në Poloni?”, pyet ai. Atij i pëlqen gatishmëria e polakëve për të ndihmuar, por perspektiva e qëndrimit është e paqartë për shumë njerëz që nuk kanë pasaportë ukrainase.

Polen Przemysl Grenze zu Ukraine Flüchtende

Vazhdimi i rrugës me makina të rastit

Në portën e hyrjes së sallës presin ata që kanë një objektiv por nuk dinë si ta arrijnë. Këtu refugjatët kërkojnë automjete ose autobuzë vullnetarë që shkojnë në qytete të ndryshme polake. Njerëz vullnetarë, ushtarë dhe zjarrfikësa mundohen të ndërmjetësojnë mes tyre. „Krakov me vend për të fjetur, dy vende!” ose “Autobuz për Breslov” dëgjohet të thuhet nga megafonët.

Ukrainasi 17 vjeç Andryi Chornoguz ka dy objektiva në kokë. Ai do që të shkojë në Itali ku jetojnë dhe punojnë prindërit e tij. Por ai nuk e ka mbushur moshën madhore dhe nuk ka pasaportë udhëtimi, prandaj nuk mund të fluturoj për në Itali. Ai thotë: „Prindërit më thanë të vij në Poloni, dhe prej këtu shohim më tej.”

Ai udhëtoi nga Kievi këtu për pesë ditë me radhë me një familje të njohurish. „E vështirë, shumë e vështirë”, thotë ai me zë të trishtuar. Dhe pret që të gjejë rastësisht një makinë që ta marrë me vete për Varshavë, ku jeton ungji i tij.

Shumë kthehen në atdhe

Thellë në korridoret e ndërtesës krevatët portativë janë zënë nga punëtorët e vendeve të Azisë Qendrore. Ata kanë pas ardhur në Ukrainë për të fituar para. Kështu për shembull Murati ka ardhur nga Kirgistani dhe ka punuar së fundmi në Odesa si ngjyrues makinash. „Fluturimi për mua, gruan dhe dy vajzat kushton rreth 1800 euro, ku t`i gjej unë këto para?” Në fund fare ai nuk ka marrë rrogë. „Në ambasadë më thanë se duhet të kujdesem vetë për rrugën.”

Polen Medyka Grenze zu Ukraine | Flüchtende aus Asien

Por për të tjerët shfaqet shpresë papritur mes radhëve të krevatëve. Punonjës të konsullatës së Uzbekistanit kanë organizuar këtu një pikë ambulante organizimi dhe presin bileta fluturimi për ata që duan të kthehen në atdhe. Një grup burrash rri mënjanë dhe pret: Ata do të preferonin më mirë të rrinin nëse do lejohej të punonin legalisht.

Bashkimi Europian do t’u japë refugjatëve ukrainas deri tre vjet mundësi qëndrimi dhe leje pune. Por punonjësit e huaj dëgjojnë nga konsullata e vendit të tyre se kjo nuk është mundësi që ofrohet për vendet e treta, kështu që ata vendosin të kthehen në atdhe.

Policia kufitare polake ka njoftuar se po punon me ambasadat e vendeve të tjera për të organizuar kthimin e refugjatëve që vijnë nga vendet e treta.

Edhe ukrainasja Julia Ryzhkova, që donte fillimisht të shkonte në Çeki, mendon të kthehet në shtëpi. Megjithëse nuk e di a do jetë e mundur, ajo thotë shumë e vendosur: “Unë dua të kthehem në shtëpi, nuk ka asnjë dyshim. Sepse është vendi ynë.”/ DW

Eunews.al




Comments are closed.