Poloni, presidenti Duda dekreton ndalimin e birësimit nga çiftet e së njëjtës gjini
July 6, 2020



Presidenti polak, Andrzej Duda ka nënshkruar një dekret, sipas të cilit personat e lidhur në martesë, por të së njëjtës gjini, nuk do të lejohet të adoptojnë fëmijë.
Ai njoftoi se do t’ia paraqiste edhe Dhomës së Ulët të parlamentit polak (Sejm) vendimin e tij.
“Jam shumë i lumtur që mund ta përmbush premtimin tim. Por, mbi të gjitha, unë jam shumë i kënaqur që kam zbatuar atë që kam planifikuar që nga fillimi i presidencës sime”, tha Duda.
”Mbrojtja e familjeve dhe fëmijëve polakë ka qenë gjithmonë qëllimi im”, theksoi ai.
Një projektndryshim në Kushtetutë mund t’i paraqitet Sejm-it nga të paktën 20% e deputetëve apo Senatit.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments