×
Friday, December 3, 2021

Poloni/ Policia largon migrantët që tentuan të hynin dhunshëm

November 20, 2021

Disa grupe të mëdha migrantësh, të cilët u përpoqën të shkelnin kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë u larguan me sukses, njoftuan zyrtarët polakë të kufirit.

Përpjekje u zhvilluan edhe më vonë në mbrëmje pranë qytetit polak të Dubicze Cerkiewne.

“Migrantët ishin agresivë. Ata hodhën gurë dhe fishekzjarrë dhe përdorën gaz lotsjellës”, thuhej në deklaratë.

Zyrtarët polakë regjistruan gjithsej 195 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin. Ata raportuan gjithashtu arrestime të shumta për trafikim njerëzor, duke përfshirë katër polakë, dy ukrainas, dy gjermanë, një azer dhe një gjeorgjian.

Të arrestuarit po përpiqeshin të ndihmonin një grup prej 34 emigrantësh të kalonin kufirin.

Tensioni ka qenë i lartë në kufi prej javësh tashmë, për shkak të migrantëve që grumbullohen në kufirin e jashtëm të BE-së dhe tentojnë të hyjnë disa herë në BE.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzohet nga BE-ja se ka lejuar emigrantët të hyjnë në Bjellorusi dhe më pas të vazhdojnë në kufirin e BE-së, në një përpjekje për të krijuar një krizë të re migracioni.

Eunews.al

Comments are closed.