×
Wednesday, November 13, 2024

Poloni, Duda pranë fitores së presidencialeve

July 12, 2020


Presidenti polak në detyrë, Andrzej Duda ka të ngjarë të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Poloni, sipas një sondazhi nga Ipsos.

Sipas Ipsos, Duda, i cili mbështetet nga partia në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), mori 50,4% të votave, ndërsa rivali centrist, Rafal Trzaskowski, i mbështetur nga ”Platforma Qytetare” (PO), fitoi 49,6%.

Sipas Ipsos, pjesëmarrja në zgjedhjeve arriti në 68,9%.

Në raundin e parë të votave presidenciale, Duda fitoi 43,5% të votave dhe Trzaskowski mori 30,46%.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen deri në orën 11:00, të datës 14 korrik.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments