Poloni, Duda fitues i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale
June 29, 2020



Presidenti aktual polak, Andrzej Duda dhe kandidati centrist i ”Koalicionit Qytetar”, Rafal Trzaskowski do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi fituan respektivisht 41,8 dhe 30,4% të votave, sipas një sondazhi nga Ipsos.
Kandidati i pavarur, Szymon Holownia fitoi 13,3%, lideri i së djathtës Krzysztof Bosak siguroi 7,4%, Robert Biedron i së majtës fitoi mori 2,9% dhe lideri i Partisë Agrare, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz mori 2,6%.
Sipas Ipsos, pjesëmarrja ishte 62,9%.
Një balotazh midis dy pretendentëve kryesorë do të mbahet brenda dy javësh, më 12 korrik.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments