Poloni, Donald Tusk bojkoton zgjedhjet presidenciale



Kreu i Partisë Popullore Europiane (PPL) dhe ish-presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk njoftoi sot se do të bojkotonte zgjedhjet presidenciale të parashikuara më 10 maj në Poloni që, sipas tij, do të jenë jokushtetuese dhe të rrezikshme në këtë periudhë epidemie.
Trembëdhjetë ditë nga votimi, shoqëruar me kontesta të shumta, dyshime ligjore dhe teknike dhe zhvillimi i tyre me postë, mjedisi politik është i tendosur në Poloni dhe opozita si dhe institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare kërkojnë shtyrjen e votimit.
Sipas ish-kryeministrit, Donald Tusk, i cili nuk është kandidat për presidencën, shkaku kryesor për të cilin nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje është siguria duke argumentuar se askush nuk garanton që votimet do të jenë të fshehta.
“Unë nuk do të marr pjesë më 10 maj në procesin e votimit … Unë shmang me vullnet të plotë fjalën zgjedhje sepse pasi kam analizuar gjithçka gjatë këtyre javëve, kjo situatë e përgatitur nga pushteti për 10 majin nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet”, theksoi ish-kryeministri polak në Twitter.
“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje në kuptimin juridik sepse nuk do të jenë të lira as të drejta. Ndryshimet në kodin zgjedhor janë jokushtetuese sepse ato bëhen vetëm para zgjedhjeve”, nënvizoi ai.
Eunews.al

