Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e gazetarit saudit, Khashoggi
December 7, 2021



Në aeroportin ”Charles de Gaulle” në Paris është arrestuar një nga të dyshuarit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Siç raportojnë mediat lokale duke cituar burime gjyqësore, 33-vjeçari Khaled Aedh Al-Otaibi u arrestua nga policia kufitare franceze teksa po hipte në një aeroplan për në kryeqytetin saudit, Riad.
Khashoggi u vra brutalisht dhe me gjasë u gjymtua në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018.
Riadi fillimisht mohoi çdo rol në vdekjen e tij, por më vonë u përpoqën të fajësojë një operacion të interpretuar gabimisht.
Eunws.al

