×
Tuesday, December 10, 2024

Plas grushti LIVE në emision/ Ish-zv.ministri rrihet me anëtarin e Partisë për Ndryshimin

July 23, 2021


Ai çfarë duhet të ishte një debat televiziv mes dy politikanëve në Moldavi, ka përfunduar në një sherr me grushte dhe mundje. 

Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa akuzave mes njeri-tjetrit. Situata u agravua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat, i cili iu kthye me grushte e më pas e shtriu në tokë. https://www.youtube.com/embed/3S2TMX50t7c?start=127&feature=oembed

Duke qenë se emisioni ishte “LIVE”, e gjithë skena u pa nga teleshikuesit. Pas sherrit dy politikanët i dhanë dorën njeri-tjetrit. Një ditë më pas, Tofilat kërkoi falje publike përmes një postimi në rrjete sociale.

Eunews.al




Comments are closed.