×
Friday, April 19, 2024

Pfizer identifikon vaksinën e falsifikuar kundër COVID-19

April 22, 2021


Kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Pfizer në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se në Meksikë dhe Poloni janë identifikuar doza false të vaksinës së prodhuar prej saj, duke nënvizuar se kriminelët po shfrytëzojnë fushatën e vaksinimit në të gjithë botën.

Rreth 80 njerëz në një klinikë Meksikë kanë marrë dozën false të vaksinës, fatmirësisht nuk është raportuar për probleme shëndetësore. Ndërkohë që autoritetet polake thanë se askush nuk kishte marrë vaksinën e falsifikuar, pasi dozat false u sekuestruan në kohë në banesën e një personi.

Paralajmërimin për një situatë të tillë e kishte dhënë dhe OBSH-ja e cila në muajin shkurt, kur theksoi se kjo situatë mund të keqpërdoret nga kriminelët.

Dozat e rreme të vaksinave mund të jenë të lehta për t’u dalluar nga ato reale, shprehen ekspertët, sepse ato që janë legjitime për momentin ofrohen vetëm nga autoritetet shtetërore duke shtuar se të gjitha vaksinat që mund të ofrohen në faqet në internet janë false e potencialisht të dëmshme.

Interpol në anën tjetër ka konfiskuar mijëra shishka të vaksinës së falsifikuar të koronavirusit në fillim të këtij viti në Afrikën e Jugut dhe Kinë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments