Pezullimi i AstraZeneca një veprim politik
Italia pranoi se pezullimi i vaksinimmit me AstraZeneca ishte një veprim politik, ndërsa mjekët francezë akuzuan presidentin Emmanuel Macron për dorëzim përpara panikut, ndërkohë që një deputet gjerman tha se ndalimi i vaksinës së AstraZeneca-s mund të shkaktojë një katastrofë, shkruajnë James Tapsfield dhe Tim Stickkings për ”Daily Mail”.
Rregullatorët e BE thanë sot se nuk ka prova se vaksina shkakton efekte anësore të rrezikshme.
Agjencia Europiane e Barnave tha se ishte bindur fort se injeksionet me vaksinën AstraZeneca duhet të vazhdonin, duke iu bashkuar kështu OBSH dhe qeverisë së Britanisë së Madhe në një mbrojtje të plotë të vaksinës në mes pezullimit nga disa vende të BE, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.
“Ne jemi akoma të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 me rrezikun e lidhur të shtrimit në spital dhe vdekjen e tejkalojnë rrezikun e këtyre efekteve anësore”, tha shefi i EMA-s, Emer Cooke.
Italia pranoi se pezullimi i vaksinimmit me AstraZeneca ishte një veprim politik, ndërsa mjekët francezë akuzuan presidentin Emmanuel Macron për dorëzim përpara panikut, ndërkohë që një deputet gjerman tha se ndalimi i vaksinës së AstraZeneca-s mund të shkaktojë një katastrofë
Vendet, përfshirë Francën, tani do të përballen me presion për të rifilluar vaksinimin me AstraZeneca pasi EMA dha vendimin e saj dhe përsëriti se numri i mpiksjeve të gjakut ”duket se nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme”.
Gjermania u përpoq të justifikonte lëvizjen e saj duke thënë se një lloj i veçantë i mpiksjes së gjakut, një ”trombozë e venës sinus”, kishte ndodhur shtatë herë në mesin e 1,6 milionë personave.
Nicola Magrini, kreu i rregullatorit italian të ilaçeve, AIFA, tha se politikanët ishin vënë nën presion për të pezulluar vaksinimin, pasi Gjermania dhe Franca ndërmorën lëvizje të ngjashme, në atë që një deputet i konservatorëve britanikë e përshkroi si një “sulm Brexit”.
”Ne arritëm në pikën e pezullimit sepse disa vende europiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, preferuan të ndërpresin vaksinimet. Zgjedhja është politike”, tha Magrini në një intervistë me ”La Repubblica”.