×
Tuesday, May 20, 2025

Petkov në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara

January 7, 2022


Kryeministri i sapoemëruar bullgar, Kiril Petkov deklaroi sot se, do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut këtë muaj në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara midis dy vendeve.

Për më shumë se një vit, Bullgaria ka penguar fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me arsyetimin se një Traktat i Miqësisë i vitit 2017 nuk është respektuar nga qeveria në Shkup.

Petkov synon të takohet me Dimitar Kovaçevskin më 18 janar, dy ditë pasi Kovaçevski do të betohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Petkov tha sot gjatë një seance parlamentare se, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut mbeten parimi kryesor, ndërsa shtoi se qëndrimet e Bullgarisë ndaj fqinjit të saj mbeten të pandryshuara.

Pesë grupe pune do të formohen për të përmirësuar marrëdhëniet në fusha të ndryshme, përfshirë infrastrukturën.

Bullgaria akuzon Maqedoninë e Veriut për falsifikimin e historisë dhe kulturës bullgare dhe për mbështetjen e gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë.

Eunews.al




Comments are closed.