×
Tuesday, December 6, 2022

PES i anuluan kërkesën për të qenë në Kongres, gafa e Partisë së Lirisë, në tentativë për të përgënjeshtruar, konfirmojnë e-mailin

October 6, 2022

Në një reagim që Partia e Lirisë bëri pas lajmit të Report TV, në tentativë për ta përgënjeshtruar atë duke e quajtur gënjeshtër, në fakt e pohoi.

“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.

Nga faksimilen e botuar në Report tv shihet në pamje vetëm një adresë email-i që PSE i ka kthyer përgjigje: kokretisht [email protected] Në foton që Report Tv publikoi, nuk duken se cilat janë 3 adresat e tjera elektronike të cilave u është dërguar përgjigjja e PSE (pasi lexohet vetëm, “3 more”, pra 3 të tjera)

Por në fakt, kur ky email nuk ekziston dhe është i rremë, si mundet Partia e Lirisë të dijë që përgjigjja e PSE i ka shkuar edhe Ralf Gjonit dhe Monika Kryemadhit, kur emailet e tyre nuk dukeshin në facsimile? (pasi lexohej 3 të tjera)



Comments are closed.