×
Sunday, May 19, 2024

Përse të gjithë duan të vrasin Berishën me dorë të Bashës?

July 31, 2021


Nga Mero Baze
Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike tregon qartë sa pak personalitete politike kanë mbetur dhe

sa pak njerëz ka që mund të përballen vet me Berishën.
Edhe pse prej dy muajsh situata me pengmarrjen e PD nga Berisha është serioze, ende nuk ka asnjë personalitet

politik në Partinë Demokratike, që ti dal personalisht përballë Sali Berishës dhe ti thotë një fjali të qartë: Ik në shtëpi,

nuk ke më punë në PD.
Të gjithë ata që kanë filluar të thonë nga një fjalë kundër tij, i drejtohen Bashës dhe jo atij. I thonë Bashës
të distancohet nga Berisha, apo të shprehet nëse është pro ose kundër.
Tani është e qartë që Lulzim Basha është edhe pro edhe kundër. Eshtë si ajo gota e mbushur gjysmë, që
secilës palë i tregon atë që do. Diplomatëve u thotë, “nuk po e mbroj Berishën” demokratëve u thotë nuk
e shes Berishën.
Eshtë e qartë që nuk ka fuqi të përballet me Sali Berishën. Dhe ka të drejt, pasi gjithçka në jetë e ka prej
tij.
Prandaj ai nuk duhet llogaritur më si faktor. Eshtë një skllav i Sali Berishës.
Tani që të gjithë janë të qartë për këtë çështje, nuk ka më kuptim ti drejtohen Bashës se ç’duhet bërë me
Berishën. DIkush duhet të dal e të përballet direkt me Sali Berishën. Dikush duhet të bëj gjest të fort
kundër tij, nëse do të hyj në politikë.
Duke kërkuar të gjithë të vrasin Berishën me dorë të të Bashës, pa dashje i japin Bashës një fuqi më të
madhe se ai ka demonstruar vet. Ai as do ta vras as do ta mbroj. Ai thjesht shpreson se deri në shtator do
të ndodh ndonjë mrekulli e do të shpëtoj nga ky hall.
Por dikush tjetër duhet të dal e ti tregoj Sali Berishës, se nuk është e vërtet që ai është historia e PD. PD
është një histori e shëmtuar e tij. Pa atë Partia Demokratike ndoshta do të ishte sot një forcë
perëndimore e hapur konkurrente dhe jo peng i një klani kriminal të një familje që ka 30 vjet në pushtet.
Pa Sali Berishën, PD do të ishte edhe e Pashkos, edhe e Azemit, Edhe e Selamit, edhe e Zogaj, edhe e
Brojkës, edhe e Topit, edhe e Shehit, edhe e Koplikut, edhe e Sereqit, dhe shumë e shumë të tjerëve që ai
i zboi nga ajo parti dhe sot e ka bërë parti të Salianjit, Strazimirit, Mziut, Mulit, e një tufe qyqarësh që nuk
bien as të flenë pa leje të Berishës.
Sali Berisha është pengmarrësi i PD dhe historia e shëmtuar e saj. PD nuk ka ikur nga pushteti, nga ata që
donin ta bënin më të mirë, por ka ikur nga pushteti prej Sali Berishës dhe familjes së tij kriminale, që
kanë vrarë për vjedhur.
Ndaj përpjekja për të kompleksuar këta muhaxhirët e rinj në PD, me idenë që Berisha është historia e
gjallë e PD, është një shpikje për të justifikuar thikën e fundit që Sali Berisha po i ngul pas shpine PD. Sali
Berisha është historia e shëmtuar e PD, që duhet të marrë fund. Atë që nuk guxuan ta bënin demokratët
tani po e bën SHBA. Dhe kjo nuk ka kthim mbrapa. E vetmja që ka shanse për kthim mbrapa deri në
shuarje të saj është PD, të cilën Sali Berisha po e tërheq në varrin e tij politik, nga i cili ka keqkuptimin se
mund të mbijetoj i gjallë.
Ndaj duhet zhdukur kompleksi i përballjes me Sali Berishën. Ai nuk është më asnjë Tigër prej letre. Ai
është një kufomë, që kërkon ta marrë PD me vete.
Harrojeni Lulzim Bashën. Ai do varroset bashkë me të, si ushtarët në piramidat e faraonëve, pranë
Faraonit. Ju të tjerët që nuk keni arsye të muroseni bashkë me të. Ju duhet të përballeni më të, por jo
duke ja kërkuar si nder Lulzim Bashës, por duke i bërë nder vetes dhe duke ja përplasur në fytyrë.

Eunews.al



Comments are closed.