×
Saturday, July 31, 2021

Përse greku që vrau gruan sajoi grabitje nga 3 shqiptarë?

June 18, 2021

Haralambos Anagnostopulos i njohur dhe me emrat Harry dhe Babis, ka realizuar atë që e mendoi si krimin perfekt, por në të vërtetë është tradhtuar nga vetja e tij që no momentet e para që ka mbërritur policia.

Për grupin hetimor nuk mjaftonte perceptimi, duheshin prova, dhe ato nuk duhet të ishin rrethanore sepse një avokat profesionist do t’i rrëzonte lehtësisht.

Por pse greku mashtroi një botë të tërë? Noa.al ju sjell dëshminë e përkthyer të 32 vjeçarit që rrëfeu mbytjen deri në vdekje të 20 vjeçares Caroline Crouch.

Arsyeja sipas tij ishte e thjeshtë dhe klasike, por sa e vërtetë është, pakkush e beson.ja çfarë tha ai: “Në ato momente kuptova se e keqja do ta zinte time bijë. Ajo nuk e meritonte të jetonte vetëm, pa prindër. Ndaj vendosa të kujdesem unë për të. Vendosa të fus në punë memorien time dhe të sjell në vëmendje atë që kishte ndodhur tre vjet më parë.

“Mu kujtua se si tre persona që nuk e flisnin mirë greqishten dhe flisnin një gjuhë si shqipe, sllave a bullgare, hynë në vilën e xhaxhait dhe të maskuar grabitën familjen e tyre duke u marrë lekë e bizhuteri. Dhe kur ikën, vranë edhe qenin e madje nuk harruan të shkëpusin kartën e memories nga sistemi i kamerave. Vendosa të riprodhim pikërisht këtë ngjarje sikur ndodhi në shtëpinë time natën e 10 dhe 11 majit”.

Pas kësaj, ai ka njoftuar policinë për ti thënë pikërisht këtë version, se tre persona që flisnin si shqiptarë, hynë me dhunë në banesën e tyre dhe e lidhën ndërsa vrisnin të shoqen e cila gjendej pranë Lydia 11 muajshe.

Kur mbërriti policia, Harry pyeti njërin prej tyre nëse e shoqja kishte vdekur/noa

Eunews.al

Comments are closed.