×
Sunday, January 24, 2021

“Përpjekjet për të bërë pis luftën e Kosovës do të dështojnë. Shqiptarët nuk kanë bërë luftë pushtuese, por kanë mbrojtur trojet e tyre”

November 10, 2020

Librazhdi ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit, ku Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra dhe qytetarë e familjarë të dëshmorëve përkujtuan kontributin e Brigës së XX Sulmuese dhe dëshmorëve të saj në Çlirimin e qytetit.

Për herë të parë ceremonia u zhvillua nën masa sigurie kundër COVID-19, ndërsa përveç apelit për mbrojtjen nga virusi, Balla tha se sot më shumë se kurrë pafajësia e shqiptarëve do të vërtetohet.

Shqiptarët, tha ai më tej gjatë fjalës së tij kurrë nuk zhvilluan një luftë pushtuese, por një luftë për mbrojtjen e territorit të tyre:

“Librazhdi kujton 76 vjetorin e Çlirimit duke nderuar dëshmorët e Brigadës së XX Sulmuese.  

Në këto kushte të vështira pandemie botërore gjej rastin t’u shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Po ashtu bëj thirrje çdo qytetari: Betejën me COVID-19 e fitojmë vetëm duke respektuar masat dhe duke u sjellë si njerëz të përgjegjshëm.

Librazhdi ka një numër të madh dëshmorësh që kanë dhënë jetën për Çlirimin e Atdheut. Brigada XX ka një histori që duhet përçuar brez pas brezi.

Ky 76-vjetor e gjeti Shqipërinë në një situatë të pazakontë. Sot Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot, viktima të genocidit serb po akuzohen për krime lufte. Kjo është e pakuptimtë.

Të gjithë i dinë krimet serbe me të cilat u përball populli i Kosovës, 10 mijë shqiptarë të Kosovës u vranë dhe sa krime të tjera përjetoi populli i Kosovës

Në këtë 76 vjetor të Çlirimit të Shqipërisë duhet ta themi me zë të lartë: Shqiptarët kurrë nuk kanë bërë luftë pushtuese, por kanë mbrojtur trojet e tyre.

Çdo përpjekje për të bërë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës do të përfundojë me fitoren dhe pastërtinë e kësaj lufte dhe me pafajësinë e drejtuesve të asaj lufte.”

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për