×
Saturday, July 31, 2021

Përpjekjet e fundit të Shkupit për ta bindur Sofjen

June 18, 2021

Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri për Integrimin Evropian Dimitrov dhe ministri i Jashtëm Osmani vizitojnë zyrtarisht Bullgarinë në përpjekje të fundit për zhbllokimin e procesit të integrimit para samitit të BE.

Kryeministri teknik i Bullgarisë Stefan Janev thekson, se është i kënaqur që me homologun e tij Zoran Zaev takohen “si miq, si fqinjë dhe si vëllezër” dhe që ulen e flasin për gjërat që varen prej tyre.

“Duhet të ulemi në tryezë dhe të dakordohemi me njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për dialog, kemi nevojë për një mirëkuptim të marrëdhënieve tona dhe asaj që duam të arrijmë në interes të qytetarëve tanë, për të gjetur interesat tona të përbashkëta, ku është pikëtakimi i interesave tona të përbashkëta. Dhe kjo duke bazuar në interesat e përbashkëta për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, ka thënë kryeministri bullgar Janev.

Zaev: Ky është problem bileteral ndaj ne duhet ta zgjidhim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi, se në Sofje është biseduar për tema bilaterale sepse problemi është bilateral dhe se zgjidhja duhet kërkuar në këto korrniza . Nëse jemi politikan dhe lider përgjegjës, zgjidhjen e problemit duhet ta kërkojmë këtu.

“Me kryeministrin Janev kemi biseduar për propozimin portugez, sepse detyrimi ynë është të bashkëbisedojmë për zgjidhje bilaterale. Vlersoj, se është e mundur të arrihet zgjidhje bilaterale duke u kujdesur për interesat e të dyja palëve”, thekson kryeministri Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë Zaev para se të udhëtoj në Sofje theksoi, se është jorealiste të pritet ndonjë hap serioz, pasi Bullgaria nuk ka as parlament as qeveri me mandat të plotëpër t’u arritur ndonjë marrëveshje konkrete që do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Zaev edhe një herë  ritheksoi, se për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk bisedohet dhe se këto çështje nuk janë fare në tryezë.

“Bisedojmë për propozimin portugez, i cili vjen nga Portugalia si kryesuese e Këshillit Evropian, i cili absolutisht kujdeset për gjuhën tonë maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe në të njëjtën kohë kujdeset për pozicionet bullgare”, nënvizoi Zaev.

Nga Sofja përsëri vjen paralajmërimi, se nuk ka asnjë ndyshim në qëndrimin zyrtar bullgar. Kryeministri teknik i Bullgarsië Stefan Janev ka deklaruar se pozicioni bullgar mbetet i pandryshuar.  “Korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë që u arrit në vitin 2017 e që për momentin nuk janë përmbushur dhe për këtë arsye nuk janë përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare”.

Opozita maqedonase akuzon kryeministrin Zaev

Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski ka akuzuar katërshen Zaev, Buçkovski, Osmani dhe Dimitrov, se po përgatisin tradhti të radhës.

“Katërshja e udhëhequr nga Zoran Zaev do ta pranojë të gjithë atë që më vonë duhet të realizohet me ardhjen e Qeverisë së re në Bullgari. Janë të rrezikuara interesat kombëtare dhe shtetërore. Populli maqedonas me vetëdije dhe zgjuarsi nuk duhet të lejojë tradhti të re të kuartetit Zaev, Buçkovski, Osmani dhe Dimitrov”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Eunews.al

Comments are closed.