×
Thursday, September 23, 2021

Përjashtoi Berishën nga PD, reagon Grida Duma: Vendimi Bashës akt i madh lidershipi moral, evitoi përçarjen. Duhet të çojmë Shqipërinë para

September 15, 2021

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Radari Informativ” ku është pyetur nëse vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte brenda standarteve statutore të parties.

Duma u shpreh se nëse do t’i kërkohej çdo demokrati që të jepte mendimin e tij, do të goditej një akt lidershipi moral, përcjell gazeta Drita.

Ajo theksoi se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë. Ky akt, sipas saj, është një akt i madh i lidershipt.

“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. 

Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit…. Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral.”, tha Duma, përcjell gazeta Drita.

Duma shtoi se sot në PD ka emocione të ndryshme rreth kësaj çështjeje por jo përçarje.

Eunews.al

Comments are closed.