×
Friday, March 29, 2024

Përhapja e koronavirusit, Italia përdor dronet për të monitoruar lëvizjet e njerëzve

March 23, 2020



Nisur nga situata e rëndë në të cilën ndodhet Italia për shkak të përhapjes së koronavirusit, autoritetet kanë vendosur në përdorim Dronët për të monitoruar lëvizjet e njerëzve.

Dronët tashmë janë në përdorim në qytete të ndryshme të Italise si në Treviso, Verbania, Udine dhe Siena, por edhe në Bari, ashtu edhe në Trani dhe në Barletta, nga sot edhe në Romë.

Dronët do të përdoren nga policitë të cilët mund të ndërhyjnë në zonat ku ka tubime njerëzish ose sjellje të ndaluar sipas qeverisë dhe urdhrave të kryetareve bashkiake dhe komunal.

Dronët do të jenë në gjendje të operojnë edhe në zonat urbane ku ka pak popullsi të ekspozuar ndaj rrezikut të koronavirusit. Ato mund të përdoren nga te gjitha policite per te kontrolluar territorin. Kjo është mundur deri më 3 prill 2020, date e cila parashikohet të mbyllet emergjenca.

Tashmë janë disa komuna që e kanë pajisur veten me drona. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments