Përhapja e Koronavirusit, e gjithë Italia në karantinë
“Nuk do të ketë më një “zonë të kuqe”. Masat strikte do të shtrihen nesër në të gjithë Italinë.” Janë fjalët që tha pak minuta më parë në një konferencë për shtyp, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.
“Të prekurit dhe viktimat nga Covid-19 po rriten në mënyrë të ndjeshme” – tha kryeministri duke kërkuar nga të gjithë populli italian që të qëndrojë në shtëpi. Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura deri në 3 prill.
“Lëvizjet nga një rahon në tjetrin për punë, nevoja të rëndësishme apo shëndetësore duhet të raportohen te autoritetet” – tha Conte duke theksuar se do të anullohet çfarëdo lloj aktiviteti që shkakton grumbullime njerëzish.
Kryeministri kërkoi nga italianët që “të ndryshojnë zakonet e jetës së përditshme” për të mirën e Italisë.
Eunews.al