×
Monday, December 8, 2025

Përfundon procesi numërimit, Dr. Vasil Llajo falenderon qytetarët: Besimi dhe vullneti qytetar, forca më e madhe për të ecur përpara

May 20, 2025


Ka përfundur votimi i votave nga Diaspora, ku mjeku Vasil Llajo ka arritur të fitojë mandarin me 4894 vota në listën e hapur të qarkut të Vlorës.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale doktor Llajo Vasil Llajo ka falenderuar të gjithë qytetarët e qarkut të Vlorës për besimin që i dhanë në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Llajos fitorja është e çdo qytetari që i besoi, votoi dhe u bë pjesë e kësaj rruge me shpresë dhe vendosmëri.

“Faleminderit të gjithë votuesve brenda dhe jashtë vendit, që me mbështetjen tuaj treguat se besimi dhe vullneti qytetar janë forca më e madhe për të ecur përpara.

Ky mandat është një përgjegjësi e madhe dhe një zotim i qartë: do të jem zëri juaj, zëri i çdo njeriu të ndershëm që kërkon më shumë drejtësi, dinjitet dhe zhvillim për vendin tonë. Rrugëtimi sapo ka nisur!”, shkruan doktor Vasil Llajo.

Gjithashtu, doktor Vasil Llajo ka arritur të korrë një fitore edhe nga votat e Diasporës, ku ka arritur të sigurojë 1309 vota.

Për të gjithë ato që nuk e njohin, 27 vite më parë, mjeku i njohur Vasil Llajo solli skanerin e parë në Shqipëri, i cili do të adresonte nevojat për shumë pacientë, që kishin mbetur në udhëkryqin e një sistemi shëndetësor publik plot kolapse. Vizioni i tij dhe përvoja profesionale kishin vulën e garancisë për të ndërmarrë një nismë jo fort të lehtë./Eunews.al




Comments are closed.