×
Friday, October 22, 2021

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD: Ja kush janë deputetët që dolën kundër vendimit të Bashës

September 9, 2021

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së PD, ndërsa brenda kampit blu ka ‘plasur lufta’ mes demokratëve, pro dhe kundër përjashtimit të ish liderit historik Sali Berisha.

Pro vendimit të Bashës, mësohet se ka dalë deputeti i zgjedhur i Elbasanit Dashnor Sula.

Po kështu pro Bashës për largimin e Berishës nga parlamenti janë shprehur dhe Tomor Alizoti dhe Enkelejd Alibeaj, raporton gazeta Drita.

Ndërsa kundër vendimit ka dalë deputetja Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.

Eunews.al

Comments are closed.