×
Tuesday, May 20, 2025

Pentagoni urdhëron dislokimin e 7 mijë trupave amerikane në Europë 

February 25, 2022


Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka urdhëruar dislokimin e 7 mijë anëtarëve të shërbimit amerikan në Evropë, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes menjëherë pas njoftimit të presidentit amerikan Joe Biden.

Biden tha se ai kishte autorizuar “dislokimin e forcave tokësore dhe ajrore të stacionuara tashmë në Evropë, në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani”.

Ai njoftoi gjithashtu se do të autorizonte dërgimin e “aftësive shtesë të forcave amerikane” në Gjermani si pjesë e përgjigjes së NATO-s, duke përfshirë disa forca që ishin vendosur në gatishmëri disa javë më parë.

“Kjo do të përbëhej nga një ekip luftarak i brigadës së blinduar me aftësi dhe mundësi shoqëruese. Ata do të vendosen në Gjermani për të siguruar aleatët e NATO-s, për të penguar agresionin rus dhe për të qenë të përgatitur për të mbështetur një sërë kërkesash në rajon. Presim që ata të largohen në ditët në vijim”, tha zyrtari.

Në fjalët e Shtëpisë së Bardhë, Biden përsëriti se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen në një konflikt me Rusinë në Ukrainë”.

“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të siguruar ata aleatë në Lindje”.




Comments are closed.