×
Thursday, May 13, 2021

Pekini goditet nga stuhia më e keqe e rërës në dekadë

March 15, 2021

Kryeqyteti kinez Pekin është mbuluar nga një pluhur i dendur të hënën.

Zyrtarët për motin kanë thënë se ky qytet ka përjetuar stuhinë më të keqe të rërës në dekadë.

Stuhia është shkaktuar nga një rritje e pashembullt e ndotjes së ajrit – me nivele të ndotjes në disa distrikte deri në 160 herë përtej rekomandimeve.

Qindra fluturime janë anuluar pasi qielli është mbuluar nga një mjegull portokalli, që u ngjante pamjeve apokaliptike.

Rëra është thënë se është dërguar aty si pasojë e erërave të forta nga brendësia e Mongolisë.

Në Mongoli, nj mori stuhish të rërës është raportuar të kenë shkaktuar gjashtë vdekje, bashkë me dhjetëra të plagosur.

Mediumi kinez Global Times ka raportuar që të paktën 12 provinca të shtetit, duke përfshirë Pekinin, janë prekur nga ky mot dhe se situata e tillë do të vazhdojë të hënën, para se të përmirësohet në mbrëmje.

“Duket sikurse fundi i botës”, ka thënë banorja e Pekinit Flora Zou për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Në këto kushte moti unë me të vërtetë nuk dua të jem jashtë”, ka thënë ajo.

Agjencia e lajmeve AFP ka thënë se shkollat kanë anuluar organizimet në ambient të jashtëm dhe se personave me probleme të frymëmarrjes u është thënë të qëndrojnë brenda.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për