PE refuzon shqyrtimin e marrëveshjes BE-Kinë, nëse Pekini mban sanksionet



Parlamenti Europian përjashton shqyrtimin e marrëveshjes së investimeve BE-Kinë nëse Pekini mban kundërsanksionet e vendosura ndaj personaliteteve nga kontinenti, përfshirë edhe deputetët, në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Brukseli për shkak të trajtimit të rezervuar për ujgurët.
“Parlamenti e vë ekzaminimin e marrëveshjes për investimet nën varësinë e heqjes së sanksioneve nga Kina”, shkruhet në një rezolutë të miratuar sot me një shumicë shumë të madhe (599 vota pro, 30 kundër dhe 58 abstenime).
PE fton gjithashtu “Komisionin të përdorë negociatat e kësaj marrëveshjeje si një levë për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të mbështetur shoqërinë civile në Kinë”.
Komisioni Europian, përgjegjës për politikën tregtare të 27 vendeve anëtare të BE-së, përfundoi një marrëveshje të papritur investimesh me Pekinin në fund të vitit 2020, pas vitesh të tëra bllokimi.
Por BE që atëherë ka vendosur sanksione ndaj Kinës, e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang.
Pekini u përgjigj duke ndërmarrë sanksione kundër deputetëve të ndryshëm, akademikëve dhe organizatës gjermane MERICS.
Në këtë kontekst, zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis tha në fillim të majit se “përpjekjet” e shërbimeve të tij për të ratifikuar marrëveshjen për investimet qenë “pezulluar”.
Eunews.al
