×
Monday, December 9, 2024

PE: Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut përbën një fazë të re në luftën në Ukrainë

November 28, 2024


Parlamenti Evropian dënoi sot vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë me Ukrainën dhe kritikoi Kinën për ndihmën e saj ndaj Moskës.

Ligjvënësit miratuan një rezolutë që dënonte përdorimin e forcave të Koresë së Veriut nga Rusia dhe testimin e raketave të reja balistike në Ukrainë – duke argumentuar se hapat e fundit përshkallëzues përfaqësonin një fazë të re në luftë dhe një rrezik të ri për sigurinë e Evropës.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të forcojnë mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e avionëve, raketave me rreze të gjatë si “Taurus ” – dhe artileri”, thuhet në deklaratë.

“Vendet si Kina, Bjellorusia dhe Irani, që mbështesin luftën e Moskës duhet gjithashtu të përballen me sanksione të mëtejshme”, tha paralamenti.

“Pekini, në veçanti duhet t’i japë fund të gjithë ndihmës ushtarake që po i jep Rusisë”, thuhet në deklaratë.

“Refuzimi për të ndryshuar kursin rrezikon të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet dypalëshe BE-Kinë”, sipas deklaratës së Parlamentit Evropian. 




Comments are closed.