PD zgjedh 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

18 Jul 2021 15:38
Shpërndaje:

Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Demokratike publikoi sot listën me 300 fituesit e Këshillit Kombëtar.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve.

Sipas statutit të partisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, anëtarët e kryesisë, deputetët e zgjedhur, ish presidentët, ish kryeministrat, ish kryetarët e Kuvendit dhe ish kryetarët e PD, që janë anëtarë në momentin e mbledhjes së Këshillit, kryetarët e bashkive, këshillave të bashkive dhe të qarkut që i përkasin kësaj force, si dhe anëtarët e kolegjit të partive në degë, nuk i nënshtrohen procesit të votimit.

Reklamë Ola

Eunews.al