×
Saturday, June 19, 2021

“PD nuk i përfaqëson dot të djathtët”, kreu i ish të përndjekurve: Basha shkeli marrëveshjen

May 6, 2021

Nebil Çika, kryetar i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve thotë Partia Demokratike nuk e përfaqëson do të djathtën në Shqipëri dhe kjo sepse nuk ka filozofi dhe as ideologji.

I ftuar në studion e Report TV, Çika u shpreh skeptik për reformimin brenda PD-së, pas humbjes për të disatën herë në zgjedhje nën drejtimin e kryedemokratiti Lulzim Basha.

” Skeptikë për reformimin brenda PD. PD e ka të pamundur që të vijë në ideologjinë për të përfaqësuar të djathtën shqiptare me këtë program, me këtë mungesë ideologjisë me këtë filozofi”, tha Çika. Ai ka listuar edhe arsye se përse sipas tij, PD-ja humbi në këto zgjedhje.

“Nuk pati filozofi politike, nuk mund të jenë në një listë djemtë e martirëve dhe xhelatëve të diktaturës komuniste. Pra problemi ishte në lista. Së dyti kandidaturat e vjetra që mendoja se Basha do i ndryshonte. Unë kam qenë në fushatë elektorale që kam bërë shumë për PD dhe kisha një ngërç të njerëzve tanë që të dilnin në zgjedhje. Kam bërë debat me një ishte për përndjekur politik që nuk donte të votonte dhe më dha një arsye të fortë.  “Unë në 91 kam qenë 30 vjeç dhe kam votuar listën e deputetëve të PD ku ishte Tiran Shehu, sot në këto zgjedhje kam djalin 30 vjeç dhe në listë është sërish i pari Tritan Shehu”, tha ai.

Çika i shtohet listës së të zhgënjyerve nga Basha, duke thënë se nuk ka pasur mbështetje madhe edhe se “është tradhtuar” nga kryedemokrati.

“Basha nuk na ka mbështetur fare në fushatë elektorale, ke hequr dorë nga partia anti komuniste, zgjodhi që të bënte një fushatë pozitiviste dhe vetëm mesazhe mesazhe, por nuk pati mesazhe për të përndjekurit politik.  Pati dhe një goditje që ndikoi te njerëzit për të mos dalë në zgjedhje dhe ne bëmë disa takime para zgjedhjeve, me disa marrëveshje. Në këto marrëveshje Basha premtoi se do rregullonte ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, në fund pati një marrëveshje me LSI, ku pika e fundit ishte kthimi i pronave vetëm për komunitetet fetare”, përfundoi Çika.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për