×
Sunday, September 19, 2021

“PD-LSI nuk ndezin më fitil në popull kundër Ramës”, Nikoll Lesi: Ja si nisën të ndanin pushtetet natën e zgjedhjeve

August 15, 2021

Nga Nikoll Lesi

Isha para 25 prillit pjesë integrale e Opozitës, edhe si media kundërshtare e regjimit të Edi Ramës.

E bëra këtë vendosje në vijëfronti antiRama nisur nga mendimi se duhej ndaluar uzurpimi i pushteteve të tjera nga pushteti politik ekzekutiv; nisur nga ide e kahershme dhe e përhershme se pushteti duhet të jetë i drejtë, ligjor dhe të mendojë për njerëzit e jo për një klasë personash, të cilët kanë futur gjithçka në dorë: vendimmarrjen politike, median, biznesin, pra jetën tonë si qytetar.

Por opozita gaboi në strategji e taktikë për ta mundur Edi Ramën.

Ikën nga parlamenti krejt çuditshëm, në mos të themi idiotçe. Nuk u futën në zgjedhje vendore në mënyrë habitore. Dolën në protesta para kryeministrisë e përreth restorantit ku darkonte kryeministri dhe nuk mundën ta detyronin atë e komunitetin ndërkombëtar që Edi Rama të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

U zhvillua një miting me 2 mars 2020 prej Presidentit Meta me dhjetra mijëra qytetarë antiregjim, por ai miting mori në qafë Presidentin e jo qeverinë.

Mitingu ishte forme zemërimi antiRama, por nuk ishte krejt proMeta, ndonëse ky i fundit e mori si mbështetje personale nga populli.

Për Ilir Metën, mitingu i 2 marsit, ishte fillimi i mos pasjes kontakt më me popullin, por në letra sondazhesh që vinin kushedi nga ku, por që nuk tregonin realitetin.

Më vonë Opozita pranoi ndryshim Kushtetute dhe heshti duke menduar se do ta mundte Edi Ramën.

U fut në dy koalicione, një lojë djallëzore e Edi Ramës. Nuk po themi edhe e Lulzim Bashës, sepse mbetet akuzë e rëndë. Por u futën në vija fronti të ndarë, por për dreq edhe të përçarë.

Në bazë PD-ja thoshte hapur që mos jepni votat LSI-së, por ne si PD.

LSI-ja vazhdonte të ishte në qiellin e shtatë prej mitingut te 2 marsit!

Ata, si LSI, ishin fare në tokë edhe për fajin e pushtetit të Edi Ramës që me shumë masakroi LSI se sa Lulzim Bashën.

Në javën e fundit ndodhen ngjarje katastrofike për Opozitën, jo për fajin e saj. Fati nuk ishte me ta. Ngjarja e vrasjes në Elbasan nuk u hetua para zgjedhjeve siç duhej dhe krejt propaganda rilindase u derdh mbi Ilir Metën.

Se ç’punë kishte Ilir Meta me vrasjen, mbetet sikur të themi se ish-presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, u vra më 22 nëntor 1963, në 12:30 në Dallas, Teksas, prej LSI-së!

Vrasja krijoi panik të pjesa gri e popullsisë, por edhe te vetë socialistët e pakënaqur me Edi Ramën.

Edhe ato mijëra vota që ishin nisur te Opozita shkuan te PS-ja ose nuk dolën fare në votime.

Lulzim Basha nuk shkoi në mitingun përmbyllës të LSI te sheshi Nënë Tereza, duke thënë indirekt në publik se nuk na duhet LSI.

Presidenti Meta e shkatërron krejt punën e tij antiregjim me një intervistë dy ditë para zgjedhjeve duke sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Propoganda e Ramës e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë intervistë pasi e përktheu siç deshën, se gjoja amerikanët nuk duan Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Eunews.al

Comments are closed.