×
Tuesday, July 23, 2024

PD apo parti e re? Ku do shkojnë deputetët e Lulzim Bashës tani?

June 11, 2024


Lulzim Basha ka mbledhur strukturat për të diskutuar vendimin e Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës.

Enkelejd Aliebaj tha se do të respektojë pikë për pikë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa Kreshnik Çollaku tha se është deputet i PD dhe i tillë do të mbetet.

Pyetje: Do respektoni vendimin e gjykatës?

Pyetje: A do shkoni aty ku është shumica?

Çollaku: Unë i qëndroj atyre që kam deklaruar. Sot ka një vendim të gjykatës, që kemi detyrimin ta respektojmë, por se cfarë do bëjmë do dëgjojmë kolegët dhe do komunikojmë sërish. Do dëgjoj edhe kolegët dhe më pas do flasim.

Pyetje: Ju keni deklaruar që do respektoni vendimin e Apelit dhe do shkoni aty ku është PD.

Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, ne do ta respektojmë.

Pyetje: Jeni për një parti të re nëse propozon zoti Basha?

Çollaku: Të gjitha këto janë opsione që do ti diskutojmë



Comments are closed.