×
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Pasuria marramendëse e Gjyqtares Enkela Bajo-Vlora. Prona, makina, llogari bankare, dy apartamente në Tiranë si dhe një ndërtim pa leje

12 Tetor, 2020

Reforma në drejtësi është një nga pesë kushtet bazë që SHBA dhe BE kanë vënë për Shqipërinë, si kriter themeltar për integrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Në këtë kuadër, ky reformim bëhet dhe ka vlerë, kur në institucionet e administratës shtetërore dhe sidomos atë të drejtësisë, burimet njerëzore, që drejtojnë këto institucione janë të pastër për sa i përket figurës së tyre morale, pasurore dhe aftësive profesionale. Por, a mundet që ne të besojmë se gjyqtarë të majmur nga pasuritë e shumta, të vëna në mënyre të dyshimtë dhe të pajustifikuar vazhdojnë të mbajnë peng këto institucione dhe zyrat e shtetit, duke u paguar nga taksapaguesit e këtij vendi për drejtësi dhe jo të pasurohen nëpërmjet padrejtësive dhe privilegjeve, që u jep funksioni dhe misioni i tyre.

Në një vëshrim të bërë në ILDKP deklaratës së pasurisë së gjyqtares së gjykatës së rrethit Tiranë, Enkela Bajo-Vlora vihet re që ajo zotëron pasuri marramendëse, të cilat nuk dihet se si i ka siguruar.

Lind pyetja si i ka marë gjithë këto pasuri gjyqtarja Bajo-Vlora dhe me qindra pronarë enden akoma nëpër dyert e zyrave, apo dyert e këtyre gjyqtarve dhe nuk marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë nga prona e tyre? Ja këto janë dhe duhet të jenë pjesë e kontrollit nga anëtarët e komisionit të Vettingut, komisionerët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke larguar dhe pastruar sistemin e drejtësisë shqiptare nga pasanikët e rinj, që kanë shkatërruar këtë vend.

Ja një pjesë nga deklarata e gjatë e pasurisë e gjyqtares Enkela Bajo-Vlora:

Në deklaratën e Pasurisë në ILDKP-së nga viti 2000 deri në 2017 dhe e plotësuar pranë këtij institucioni (për veten dhe pjesëtarët e familjes), gjyqtarja e gjykatës së rrethit Tiranë Enkela Ferik Vlora (Bajo), në deklaratën e interesave private periodike-vjetore deklaron se është pronare dhe bashkëpronare në:

Është bashkpronare në një apartamente, 1+, por pa e përcaktuar se sa metra katror është.

Apartament me sipërfaqe 140 metra katror, ndodhet në Tiranë, ndërtuar me të ardhurat e nënës. (Kjo do të anazohet në vijim për shkak të shumë shkeljeve ligjore).

Pronare në një trual 1170 metra katror në Vlorë i marrë nga kthim-kompesimi i pronave.

Pronare në Ullishte me sip. 20 .000 (njëzet mijë) metra katror me Ligjin 7501, por që në akt marrje në pronësi figurojnë 566 dtaë 15.10.1996?!

Truall me sipërfaqe 744 metra katror në Tiranën e Re, marrë si kompesim nga kthimi i pronave

Makinë e tipit Benz, blerë në 2006 me të ardhurat nga nëna.

Automjet (veturë) tip. Audi blerë 460.000 lekë në prill 2004.

Shitje makine Benz në vlerën 350.000 lekë

Shitje makine në 5 maji 2015 në vlerën 300.000 lekë, por pa përcaktuar se ccfarë lloji makine?

Blerje makine bashkëshorti 300.000 lekë në 23 maji 2015.

Automjet i llojit Peugeot, dhuratë nga bashkëshorti.

Bashkëshorti pronar i tre apartamenteve, një e ka shkëmbyer, por nuk deklarohet sa është përqindja me pjestarët e tjerë?!

Të ardhura nga cilësia si eksperte pranë shkollës së Magjistraturës.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës.

Të ardhura nga paga, si gjyqtare pranë gjykatës së shkallës parë Tiranë.

Shpërblime nga gjykata e rrethit Tiranë,

Shtesa në llogarinë bankare 000 lekë,në 50% të vlerës.

Numër llogari rrjedhëse në emrin e bashkëshortit (për vajzën) 410.000 lekë.

Derdhje mujore bankare 10.000 lekë për llogari të vajzës.

Marrje leje e legalizimit në 15 mars 2013.

Të ardhurat nga paga, si gjyqtare vetëm për vitin 2017 është 1. 698. 838 lekë (neto 1.308,838 lekë) dhe bashkëshorti bruto 1.139.057 lekë.

Këto janë një pjesë e pasurisë së gjyqtarës Enkela Bajo-Vlora, të cilat kërkojnë të analizohen në lidhje me disa shkelje, pjesë e pastërtisë së figurës së saj nga komisionerët e vettingut, në lidhje me veprimet apo mosveprimet e saj.

Sot po ndalemi në një pjesë të deklaratës së Pasurisë  me nr.indeksi  01412 ë ILDKP-së për vitin 2010 dhe e plotësuar pranë këtij institucioni më 31 mars 2011, gjyqtarja e gjykatës së rrethit Tiranë  Enkela Ferik Vlora ( Bajo), në deklaratën e interesave private periodike-vjetore deklaron se është pronare dhe bashkëpronare .

01

Sipas vetdeklarimeve të saj është përfituar ullishte 20 mijë metra katror në Vlorë, përfituar me ligjin 7501. Më tej, në deklaratën e gjyqtares Enkela Bajo-Vlora nuk thuhet se si është shfrytëzuar kjo sipërfaqe prej 20 mijë metra katrorë. A janë shfrytëzuar ullishtet, sa janë përfituar nga shitja e produkteve të tyre, si ullinjë, apo edhe përfitime të tjera. A janë deklaruar fitimet në aspektin që janë përdorur për nevoja përsonale, familjare, dhe ccfarë vlere material, apo monetare kanë? Ccfarë është bërë me produktet e tjera dhe të ardhurat nga prodhimi i tyre. Janë falur? Janë shitur? A ka dokumenta për këtë veprimtari? Nëse nuk është shfrytëzuar përse nuk i është rikthyer shtetit, pasi qëllimi i marrjes ka qënë dhe është përdorimi i tokës. Pse nuk ka vepruar ligji?! Kush e ka penguar ligjin me veprime apo mosveprime? Ja pra, se vetting duhet të analizojë me vëmndje dhe kujdes të gjitha këto detaje.

02

Nga ana tjetër, është edhe pronare e një siparfaqe truall në Tiranën e re me Sip.744 metra katror më kompesim nga AKKP me vendim numër 127 datë 19 korrik 2007. Ndërkohë, që Enkela Bajo-Vlora, që nga Prilli i vitit 2000 e në vazhdim është gjyqtare e gjykatës Tiranë. Rastësi është që kompesohesh në zonën e Tiranës së Re, ndërkohë, që ka pronar nga Tirana, që u është zënë prona me ndërtime me leje e pa leje, të para viteve 1990 dhe pas viteve 1990?! Ja këto duhet të jenë pjesë e hetimit nga Komisioni i Vettingut.

GJYQTARJA ENKELA BAJO-VLORA, NDËRTIM PA LEJE NË TIRANË

Ja prova më skandaloze për kontrollin e figurës së saj nga KPK dhe OMN në shkelje të ligjit dhe ndërtuar me të ardhurat e nënës

Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë bazuar në Nenet 179/b, paragrafi 7, i Kushtetutës, me propozim të Kuvendit të Shqipërisë ka si qëllim rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendin tonë nëpërmjet një procesi të rregullt, me qëllim që të garantohet një sistem gjyqësor i pavarur, i hapur për të gjithë, i drejtë dhe pa korrupsion, që funksionon me eficiencë dhe me standardet më të larta të ndershmërisë, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës. Po cili është objekt i këtij ligji dhe cilat janë tre rregullat që ai përcakton si parime bazë dhe të patjetërsueshme:

1-Parimet e organizmit të procesit të rivlerësimit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët;

2-Metodologjinë, procedurat dhe standardet e rivlerësimit;

3-Organizimi dhe funksionimi i organeve, Operacionit Monitorues Ndërkombëtar si dhe rolit të publikut në procesin e rivlerësimit.

Është pikërisht zëri i publikut ai që ka informuar me fakte konkrete dhjetëra dhe qindra padrejtësi të bëra nga gjyqtarë të veçantë, miliona të përfituara dhe të kthyera në prona, në emër të bashkëshortëve, prindërve dhe të afërmve të tyre. Po si ka mundësi që përfitokan mijëra metra katror tokë me ligjin komunist të Ramiz Alisë, dhe që kuptohet se ajo është pronë e dikujt tjetër, dhe nga ana tjetër merr kompensim për tokat në male dhe kodra, në qendër apo sikurse thuhet në zemër të Tiranës?! Sigurisht që të përfitosh kompensim në “Bllokun” e Tiranës, patjetër është dhe duhet të ushtrosh pushtetin që të jep detyra ose duhet të kesh bërë apo të jesh marrë me allishverishe. Sa e vërtetë është kjo? Mjaftojnë qindra mijëra denoncime për mos kthimin e pronës së pronarëve realë, grabitjen e pronës së të tjerëve, tjetërsimin e tyre, falsifikimet, mbivendosjet e lloj-lloj marifetesh të përdoruara ose nga trafikantët ose nga njerëzit me pushtet dhe sidomos nga ata nëpunës që përfundojnë në dyert e gjykatave për allishverishet e tyre dhe si dëmshpërblim marrin kompensime në bregdet, në qendra të qyteteve dhe në mes të Tiranës, edhe pse nuk je nga kryeqyteti. Ndaj edhe qëllimi i ligjit për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë i paraprin fshehjes së pronave duke përcaktuar se: Partner Biznesi është personi fizik apo juridik me të cilin subjekti i rivlerësimit ka aksione, interes pronësie, hua, borxhe, punësim, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme etj.,etj.

Po cili ëstë objektivi i rivlerësimit dhe tre komponentët bazë të procesit të rivlerësimit:

  1. Vlerësimi i pasurisë;
  2. Kontrolli i figurës;
  3. Vlerësimi i figurës profesionale

Pikërisht mbi këto tre komponentë po analizojmë gjyqtaren Enkela Bajo-Vlora.

01

Mbështetur në pikën tre të Objektit të Ligjit për Rivlerësimin e gjyqtarëve po analizojmë pikën (b) të Objektit të Rivlerësimit që ka të bëjë me kontrollin e figurës së gjyqtares Enkela Bajo-Vlora. Sipas deklaratës së pasurisë me Nr.Indeksi 01412në ILDKP, për vitin 2010 të nënshkruar dhe firmosur nga gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora, në 31 .03.2011, në morinë e madhe të pasurisë së deklaruar dhe që do e ribotojnë më poshtë, në pikën 4 thuhet se: “Kam si pasuri Apartament 140 metra katror, ndodhet në Tiranë, Rruga Babë Rexha, Nd.24, Nr.4, Ap.11 në proces legalizimi pranë ALUIZNI-t, përfituar/ndërtuar me të ardhurat e nënës K.K nga pronat e trashëguara me ligjin përkatës”. Po ku e ka bërë këtë ndërtim? Në pronë të vet? Në tokën e vet? Në bahçen e vet? Ku e ka ndërtuar do të thonë qytetarët, KPK apo OMN?! E ka ndërtuar në tarracën e pallatit të vjetër ekzistues, pronë e të gjithë banorëve. Po a e di ligjin zonja Gjyqtare Enkela Bajo-Vlora që nuk lejohet ndërtimi pa leje duke shkelur ligjet e shtetit? Po cili është shembulli që duhet të japë kjo gjyqtare tek banorët dhe qytetarët? Po si ka mundësi që dhjetëra dhe qindra qytetarë në pronën private dhe banesat private në fshatra dhe qytete nuk vendosin dot një dritare pa leje dhe kjo znj. Enkela Bajo-Vlora ndërtoka mbi tarracën, pjesë e përbashkët dhe jashtë çdo parametri sigurie dhe estetike?! Po që qindra të tjerë janë penalizuar, burgosur dhe kanë humbur jetën për shkelje shumë herë më të lehta se sa kjo që konsumuar gjyqtarja e gjykatës së Tiranës Enkela Bajo-Vlora? Ka edhe një një “pasaktësi “në adresën e deklaruar nga gjyqtarja, e cila është e kundërt me atë që figuron në gjendjen civile të lagjes ku thuhet se adresa është: Pll.10, H. 1, Ap.8. A thua të jetë rastësi mos përputhja e deklaratës së gjyqtares Enkela Bajo-Vlora dhe asaj që ka gjendja civile e lagjes?!

02

Për pasurinë e sajë dhe vlerësimin sipas pikës ‘a’ – vlerësimi i pasurisë për Enkela Bajo-Vlora:

  • Është bashkëpronare në një apartament, 1+1, por pa e përcaktuar se sa metra katror është.
  • Apartament me sipërfaqe 140 metra katror, ndodhet në Tiranë, ndërtuar pa leje në proces legalizimi, me të ardhurat e nënës.
  • Pronare në një truall 1170 metra katror në Vlorë i marrë nga kthim-kompensimi i pronave
  • Pronare në Ullishte me sip. 20 .000 (njëzet mijë) metra katror me Ligjin 7501, por që në akt marrje në pronësi figurojnë 21.566 datë 15.10.1996?!
  • Truall me sipërfaqe 744 metra katror në Tiranën e Re, marrë si kompensim nga kthimi i pronave.
  • Makinë e tipit Benz, blerë në 2006 me të ardhurat nga nëna.
  • Automjet (veturë) tip.Audi blerë 460.000 lekë në prill 2004.
  • Shitje makine Benz në vlerën 350.000 lekë.
  • Shitje makine në 5 maj 2015 në vlerën 300.000 lekë, por pa përcaktuar se çfarë lloj makine?
  • Blerje makine bashkëshorti 300.000 lekë në 23 maji 2015/
  • Automjet i llojit Peugeot, dhuratë nga bashkëshorti/
  • Bashkëshorti pronar i tre apartamenteve, një e ka shkëmbyer, por nuk deklarohet sa është përqindja me pjesëtarët e tjerë?!
  • Të ardhura nga cilësia si eksperte pranë shkollës së Magjistraturës.
  • Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Evropian të Tiranës.
  • Të ardhura nga paga si gjyqtare pranë gjykatës së shkallës parë Tiranë.
  • Shpërblime nga gjykata e rrethit Tiranë.
  • Shtesa në llogarinë bankare 606. 000 lekë, në 50% të vlerës.
  • Numër llogari rrjedhëse në emrin e bashkëshortit (për vajzën) 410.000 lekë.
  • Derdhje mujore bankare 10.000 lekë për llogari të vajzës.
  • Marrje leje e legalizimit në 15 mars 2013.
  • Të ardhurat nga paga si gjyqtare vetëm për vitin 2017 është 1. 698. 838 lekë ( neto 1.308,838 lekë) dhe bashkëshorti bruto 1.139.057 lekë .

Kjo pasuri me vlerë marramendëse për një nëpunëse shteti mjafton për fillimin me përparësi të hetimeve për gjyqtaren Enkela Bajo-Vlora nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe OMN, pasi në mbështetje të Nenit 5, pika (d) të Objektit të Rivlerësimit thuhet se: Komisioni fillon vlerësimin duke ndjekur radhën për gjyqtarët dhe prokurorët që ushtrojnë funksionin e tyre pranë gjykatës së shkallës së parë që kanë deklaruar më shumë se 100 milionë lekë pasuri”

03

Për figurën personale, pas disa ditësh do bëjmë publike ankimimin për të cilën është vënë në dijeni edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe shefja e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar , zonja Kalavera, nga një qytetar në lidhje me abuzimet sipas tij për procesin gjyqësor të pronës së gjykuar nga gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora./ Telegraf.al

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për