×
Wednesday, July 16, 2025

“Pasi bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës së Krushës, Basha mund të gënjejë veten, jo shqiptarët me përbetimet për Kosovën”

December 18, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS Balla deklaron ai që beri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhehëqesit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën!

Sipas Ballës, Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ai që beri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhehëqesit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën!

Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve te gjumit te tij te paepur😂

Po meqe te gjitha thote qe do t’i beje realitet ne 25 prill, po i themi se ne 25 prill do beje realitet vetem marrjen e një patateje te madhe nga zgjedhesit shqiptare🥔

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments