Pas vizitës së Macron, karantinohet Presidenti i KE Michel
December 17, 2020




Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është në karantinë, edhe pse kohët e fundit është testuar negativisht për koronavirusin e ri, njofton zëdhënësi i tij, pas lajmit se presidenti francez, Emmanuel Macron kishte dalë pozitiv.
Michel udhëtoi në Paris për një ngjarje të OECD dhe u takua me Macron në Pallatin Elysee të hënën.
“Sidoqoftë, politikani belg është informuar nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet të jetë një kontakt i ngushtë”, shkroi zëdhënësi, Barend Leyts në Twitter.
Michel doli negativ të martën.
“Sidoqoftë si një masë paraprake presidenti do të shkojë në vet-izolim,” tha Leyts. Michel do të vazhdojë të punojë
Eunewsw.al

Ndiqe
0 Comments