×
Wednesday, January 14, 2026

Pas vilës në Gjirin e Lalzit, Lulzim Basha blen edhe makinë mbi 30 mijë euro

August 7, 2020


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sërish në
qendër të vëmendjes së medias lidhur me shpenzimet e luksit që ka
kryer për të rritur standardet e jetesës.

Së fundmi, ai ka vijuar të investojë akoma më shumë ku këtë herë i ka
kushtuar vëmendje transportit.

Burime brenda “selisë blu”, bëjnë me dije për gazetën “TemA” se lideri
i opozitës ka blerë një makinë të re për të qenë më komod në
udhëtimet që kryen.

Makina e re është një “Mercedes-Benz S-Class”, çmimi i së cilës i kalon
30 mijë euro.

Kryedemokrati, ka bërë edhe një manovër për t’i shpëtuar syrit të
publikut për këtë shpenzim thuajse të panevojshëm për një politikan
që synon të bëhet kryeministri i të varfërve para se të bëhet i të
pasurve.

Ai ka përdorur të njëjtat targa si të makinës që përdorte më parë për
të mos tërhequr vëmendje.

Ndërkohë, ky nuk i vetmi shpenzim luksi i kryedemokratit ku mund të
kujtojmë atë të pak ditëve më parë ku u raportua se ai është afruar
për të banuar tek blloku i vilave në Gjirin e Lalzit ku gjithashtu kanë
vila presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë
të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.

Në tetor të vitit që lamë pas Basha u zhvendos nga apartamenti i tij
në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave
“Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Një nga strategjitë e liderit të opozitës, dukshëm ka qenë edhe
gjobëvënia ndaj emrave të mëdhenj të biznesit ku në këmbim të
heshtjes pranon “dhurata” të shifrave të majme.

Kjo lidhet edhe me faktin se në deklaratat e tij publike, Basha et
gjatë gjithë kohës për favorizime të oligarkëve si presion ndaj tyre,
por pa përmendur askënd me emër dhe mbiemër.

Ndërkohë, edhe pas këtij lajmi të publikuar nga “TemA”, pritet që
kryedemokrati sërish përmes levave që ka në dispozicion, ta
përgënjeshtrojë duke pretenduar se i merr me qera dhe nuk i blen./ Tema

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments