×
Tuesday, September 27, 2022

Pas Spanjës, moti i keq do transferohet në Ballkan

January 10, 2021

Stuhia “Filomena” ka shkaktuar sasi të mëdha dëbore në pjesë të ndryshme të Spanjës, ndërsa gati gjysma e vendit ndodhet në alarm të kuq të gatishmërisë.

Udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore janë ndërprerë dhe ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.

Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë. Më në jug, stuhia bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet e tyre.

Katër vdekje janë raportuar deri më tani si rezultat i “Filomena”. Zyrtarët thanë se dy persona u gjetën të ngrirë për vdekje – njëri në qytetin Zarzalejo, në veri-perëndim të Madridit dhe tjetri në qytetin lindor të Calatayud. Dy persona që udhëtonin në një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga. Ndërsa bora ra në Madrid të premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit. Aeroporti i qytetit Barajas është mbyllur, së bashku me një numër rrugësh, dhe të gjitha trenat nga Madridi janë anuluar.

Stuhia që ka goditur Spanjën pritet të zhvendoset javën e ardhshme drejt rajonit të Ballkanit. Parashikimi i motit i rrjetit të BBC, bën me dije se stuhia me reshje të shumta shiu dhe dëbore do të përfshijnë kryesisht Shqipërinë dhe Greqinë por vende të tjera në rajon.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments