×
Thursday, July 7, 2022

Pas Shqipërisë, Holanda “bllokon” edhe Ukrainën

May 24, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej muajsh flet për nevojën që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit të Bashkimit Europian. Por një pas një, vijnë përgjigje pak entuziaste nga liderët e BE-së.

Pas Macron dhe Scholtz, tani vjen edhe kundërshtimi i kryeministrit holandez Mark Rutte. 

“Nuk ka shumë mundësi që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Shumë vende nuk janë dakord sepse do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë pritur vite për të marrë statusin”, deklaroi holandezi, që shtoi se do të jetë Komisioni Europian i pari që duhet të shprehet.

Por BE-ja sipas tij duhet t’i  japë Kievit zyrtar një rrugëtim të qartë me hapa konkrete që duhen zbatuar para kandidimit.

Sipas tij, i njëjti rrugëtim duhet t’i ofrohet edhe vendit tjetër që ka kërkuar përshpejtim të statusit kandidat, Moldavisë së kërcënuar nga synimet e Kremlinit.

Kujtojmë që Holanda për disa vite u bë bllokuesi kryesor për hapjen e negociatave edhe për Shqipërinë.

Comments are closed.