×
Monday, June 14, 2021

Pas shkarkimit të Metës, Yuri Kim komenton raportin e DASH për Shqipërinë: Lufta kundër korrupsionit, çështje e sigurisë kombëtare

June 10, 2021

Pas shkarkimit të prsidentit Ilir Meta me 104 vota nga Kuvendi i Shqiperise, ambasadorja e SHBA ne Tirane, Yuri Kim ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë. Në reagimin e saj, ambasadorja Kim thekson se lufta kundër korrupsionit është çështje e sigurisë kombëtare.

Sipas saj, Shtetet e Bashkuara do të punojnë më shumë se kurrë me Shqipërinë kundër këtij fenomeni.

“Presidenti Biden & Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut & luftën kundër korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare & globale.

SHBA-të do të punojnë më shumë se kurrë me Shqipërinë – qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e zakonshëm – në ndjekje të kësaj përparësie.”

Eunews.al

Comments are closed.