×
Sunday, March 8, 2026

Pas presidentit të Këshillit reagon edhe presidentja e KE, Von der Leyen: Mbështesim fuqimisht propozimin e Ramës

August 19, 2020


Fill pasi Këshilli i Evropës dhe Presidenti i saj Charles Michel pranoi propozimine kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës SvetlanaTikhanovkaya, ka ardhur edhe reagimi i presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Mësohet se ajo ka përforcuar qëndrimin e Këshillit të Europës duke çmuar propozimin për zgjidhjen e konfliktit nga ana e OSBE-së.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi në të gjitha mënyrat e mundshme për të ndjekur nga afër tranzicionin paqësor demokratik të pushtetit në Bjellorusi. Ne mbështesim hapjen e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Dhe kishte një mbështetje të fortë për një rol të OSBE-së. OSBE-ja mund të kërkojë mënyra për të lehtësuar dialogun në Bjellorusi. Bjellorusia është anëtare e OSBE-së. Nuk është aq shumë për ndërmjetësimin, por për hapjen e kanaleve të komunikimit brenda Bjellorusisë”, nënvizohet në deklaratën e përcjellë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments