×
Sunday, June 4, 2023

Pas 26 vjetësh një ministër gjerman viziton Tajvanin

March 21, 2023



Ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Watzinger mbërriti në Taipei për një udhëtim dy-ditor, duke u bërë ministrja e parë gjermane që bën një vizitë zyrtare në Tajvan në më shumë se dy dekada e gjysmë.

“Është një kënaqësi dhe nder i madh për mua që të jem ministrja e parë që drejton një departament të specializuar qeveritar që viziton Tajvanin në 26 vjet,” tha Stark-Watzinger në Taipei ndërsa nënshkroi një marrëveshje dypalëshe të shkencës dhe teknologjisë.

Udhëtimi i Stark-Watzinger në Tajvan vjen në mes të tensioneve në rritje midis Kinës dhe ishullit autonom. Planet për vizitën, të njoftuara të premten, tërhoqën një reagim të zemëruar nga ambasada kineze në Berlin.

Stark-Watzinger tha se ”ishte shumë e rëndësishme për të nxitur bashkëpunimin me partnerët me të njëjtin mendim”.

Tsung-Tsong Wu, ministër i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë të Tajvanit, tha ”se vizita tregon se Gjermania e sheh Tajvanin si një partner të vlefshëm”.

“Nëse kombinojmë aftësinë e prodhimit të çipave të Tajvanit me aplikimet e Gjermanisë në disa industri të avancuara, si biomjekësore dhe automobilistikë, atëherë do të jetë një bashkëpunim i favorshëm në 10, 20 apo edhe 30 vitet e ardhshme”, theksoi Wu.  



Comments are closed.