×
Monday, November 4, 2024

Pas 100 dekreteve në një muaj, Hungaria i heq fuqitë e plota Orban: “Shpifësit të kërkojnë falje”

May 29, 2020


Qeveria hungareze e udhëhequr nga Viktor Orban ka thënë se së shpejti do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, të etiketuar nga kritikët dhe kundërshtarët si diktatura e parë e Bashkimit Evropian. Centralizimi i pushteteve ishte futur nga Budapesti për të luftuar në mënyrë efektive prhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Drejtësisë Judit Varga ka njoftuar se do t’i propozojë Parlamentit hungarez që të përfundojë kompetencat e urgjencës në duart e ekzekutivit në 20 qershor. Shqetësimi i opozitës dhe shoqatave në mbrojtje të të drejtave civile në kohën e miratimit të dekretit ishte edhe fakti që ky akt nuk përcaktonte një datë për kthimin në normalitet.

Ne presim që ata që na sulmuan me akuza politike të padrejta, të kërkojnë falje për kryerjen e një fushate shpifjeje,” shkroi Ministri në Facebook, duke shtuar se legjislacioni i urgjencs se koronavirusit do të përfundojë në Hungari më shpejt se shumë vende të tjera evropiane. Parlamenti, në të cilin partia Fidesz e Orban mban një shumicë prej dy të tretave, i ka dhënë kryeministrit fuqinë për të qeverisur me dekrete që nuk kërkojnë miratimin e parlamentit. Opozita kishte ofruar të mbështesë masat nëse qeveria do të përfshijë një klauzolë skadimi ose një afati kohor, por Orbán nuk pranoi.

Ishte pjesë e strategjisë së pandemisë së qeverisë për të krijuar dhe provokuar një konfrontim të drejtpërdrejtë me opozitën“, tha kryetari i Budapest Gergely Karácsony, një fitues i befasishëm i zgjedhjeve të fundit javën e kaluar, ku ai mundi sfiduesin e mbështetur nga lideri i qeverisë. Në prill, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që përcakton masat hungareze “të papajtueshme me vlerat evropiane“. Qortimet e eurodeputetëve u pasuan nga deklaratat e Nënkryetarit të Komisionit Evropian, Vera Jourová, e cila përshkroi ligjet hungareze si “shumë shqetësuese“, pa marrë parasysh asnjë veprim në lidhje me këtë çështje.

Që nga prilli, janë lëshuar më shumë se 100 dekrete, njëra prej të cilave ka privuar të gjitha bashkitë të udhëhequra nga opozita nga pushteti vendimmarrës dhe burimet financiare. Një masë tjetër e diskutueshme parashikon dënime me burg për përhapjen e informacionit që konsiderohet i rremë nga ekzekutivi. Megjithëse ende nuk ka dalë asnjë çështje para gjyqtarit, policia ka filluar mbi 100 hetime dhe në disa raste kanë përfshirë qytetarë, aktivistë dhe politikanë të opozitës, të cilët kishin botuar ose ndarë në Facebook postime kritike për Orban.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments