×
Thursday, December 7, 2023

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

June 2, 2021



Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, tetë muaj pas asaj të Tetorit 2020.

Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen, janë miratimi i thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë, më 12 qershor. Analiza e rezultateve te zgjedhjeve të 25 prillit, ku socialistët u shpallën fitues të vetëm, me 74 mandate, gjithashtu.

Zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë si edhe fushata e anëtarësimeve pritet po ashtu të jenë objekt diskutimi.

Regjistri digjital i Partisë, do të jetë një ndër pikat e cekura. Zhvillimi kryesor, do të jetë ai i miratimit të projekt-vendimit mbi përmbylljes e këtij procesi.https://www.youtube.com/embed/7Z85sZGh07k

Mbledhja do të zhvillohet online, për shkak të masave ende strikte të Covid-19, mbi grumbullimet masive dhe pritet të nisë në 17.30.

Eunews.al



Comments are closed.