×
Sunday, September 8, 2024

“Partia Socialiste ka qenë në anën e duhur të historisë. Në mandatin e tretë Shqipëria do marrë datën për anëtarësimin në BE”

June 12, 2020


Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar sot të gjithë anëtarët e partisë Partisë Socialiste në ditëlindjen e 29-të të saj.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se PS-ja ka qenë dhe është gjithmonë në anën e duhur të historisë së Shqipërisë për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Sipas numrit dy të PS, Taulant Balla përpjekja kryesore e partisë që e përfaqëson mbetet dhe orientimi pro Europian për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

12 Qershor

Gëzuar ditëlindjen e 29-të Partisë Socialiste🌹🇦🇱, forcës më të madhe politike të shqiptarëve👐🏼, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orjentimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste🌹🇦🇱!

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments