Partia e Viktor Orban largohet nga grupi i PPE në Parlamentin Europian



Fidesz, partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban vendosi të largohet nga grupi i Partisë Popullore Europiane (PPE) në Parlamentin Europian, njoftuan sot disa media pro qeveritare në Hungari.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi sot se partia e tij do të largohej nga grupi i Partisë Popullore Europiane (PPE, e djathtë) në Parlamentin Europian, në reagim të një votimi të eurodeputetëve për një reformë të statuteve duke i hapur rrugën një përjashtimi.
“Ju informoj se anëtarët e Fidesz tërhiqen nga grupi i PPE-së me efekt të menjëhershëm”, shkruan drejtuesi në një letër të postuar në Twitter nga një prej ministrave të tij duke dënuar një demarsh antidemokratik, të padrejtë dhe të papranueshëm.
Më herët kryeministri hungarez kërcënoi se nëse modifikimi i parashikuar i statuseve të grupit të Partisë Popullore Europiane (PPE) do të miratohet, atëherë partia e tij do të largohej nga grupi.
“Nëse modifikimi i parashikuar i statuteve të grupit të Partisë Popullore (PPE) në Parlamentin Europian miratohet, Fidesz do të largohet nga grupi”, deklaroi kryeministri hungarez për kreun e grupit, Manfred Weber.
Ndërkohë një votim i eurodeputetëve të PPE-së është parashikuar sot në Bruksel për një reformë të statuseve, që do të mundësojnë pezullimin ose përjashtimin e delegacioneve të tëra, dhe jo vetëm vetëm të parlamentarëve individualë.
“Fidesz po largohet nga grupi i Partisë Popullore Europiane në Parlament sot”, shkruan e përditshmja ”Magyar Nemzet”, pa përmendur ndonjë burim.
Eunews.al

