×
Thursday, May 6, 2021

Parlamenti rus miraton ligjin për konsolidimin e pushtetit të Putin

March 24, 2021

Parlamenti rus miratoi sot një ligj që zbaton ndryshimin e diskutueshëm kushtetues që e lejon presidentin Vladimir Putin të mbajë pushtetin deri në 2036.

Duma votoi në favor të zerimit të viteve të Putinit si udhëheqës, që nga viti 2000, gjë që në teori e lejon atë të qeverisë edhe për 15 vjet të tjera.

Putin nuk ka thënë nëse ai në të vërtetë synon të qëndrojë në pushtet për kaq gjatë.

Sipas ligjeve të mëparshme, ai do të duhej të linte Kremlinin deri në vitin 2024.

Masa zbaton një pikë kyçe të kushtetutës së re, të cilën rusët e miratuan në një referendum nëntë muaj më parë.

Ky ishte rishikimi më i rëndësishëm kushtetues i historisë së Rusisë dhe gjithashtu i dha Putinit shumë më tepër pushtet, siç ishte emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Politikanët e opozitës, në atë kohë, e akuzuan Putinin për abuzim të pushtetit dhe mosrespektim të kushtetutës.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për