×
Saturday, July 31, 2021

Parlamenti norvegjez sërish viktimë e sulmit kibernetik

March 11, 2021

Parlamenti norvegjez njoftoi sot se kishte pësuar një sulm të ri kibernetik, që çoi në rrjedhje të dhënash në një masë ende të panjohur, shtatë muaj pas një sulmi kibernetik të mëparshëm, që iu atribua hakerave rusë.

“Ne e dimë që të dhënat janë ngarkuar, por nuk kemi ende një pamje të plotë të situatës”, tha drejtoresha e administratës së Parlamentit, Marianne Andreassen.

“Situata nuk është e qartë në këtë fazë dhe ne nuk e dimë hapësirën e plotë të mundshme të dëmit”, shtoi ajo.

Parlamenti, që ka paraqitur një ankesë, sqaroi se nuk është në dijeni kush qëndron prapa këtij operacioni të ri dhe nuk ka zbuluar ndonjë element që mund ta lidhë atë me sulmin kibernetik të mëparshëm.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për