×
Saturday, July 31, 2021

Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

June 18, 2021

Parlamenti i Malit të Zi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Për miratimin e rezolutës 55 deputetë votuan pro, 19 ishin kundër dhe 7 abstenuan.

Rezoluta u mbështet nga opozita DPS, SDP, SD, LP, BS dhe partitë shqiptare, ndërsa nga partitë e shumicës rezolutën e mbështetën demokratët, URA dhe Branka Boshnjak nga PzP.

Rezoluta, ndër të tjera, nënkupton që parlamenti dënon dhe pranon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se më shumë se 8 000 boshnjakë myslimanë u vranë.

Teksti i rezolutës parashikon gjithashtu që 11 korriku do të shpallet Dita e Përkujtimit për Viktimat e Srebrenicës.

Ervin Ibrahimoviç, udhëheqësi i Partisë Boshnjake, i cili ishte një nga propozuesit e rezolutës, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e një teksti cilësor të rezolutës.

“Besoj se sot kemi dërguar një sinjal të qartë nga kjo Dhomë e Përfaqësuesve, se Mali i Zi është qendra e demokracisë në rajon”, tha Ibrahimoviç.

Eunews.al

Comments are closed.