Parlamenti Europian gati të mbyllë kapitullin e Brexit
April 27, 2021




Parlamenti Europian pritet të miratojë marrëveshjen tregtare të BE-së me BM sot në mbrëmje, duke i dhënë fund “telenovelës” Brexit, mes tensioneve të vazhdueshme midis Londrës dhe Brukselit.
“Rezultati i votimit, që nuk do të komunikohet zyrtarisht deri në orën 09:00 nesër, nuk ka dyshim, unë pres që projektligji të kalojë të paktën me një shumicë prej tre të katërtat e votave”, tha socialdemokrati gjerman Bernd Lange.
Zbatimi i përkohshëm i projektligjit, efektiv që nga fillimi i vitit, përfundon të premten dhe BM përjashton çdo zgjatje.
Votimi, në fund të një debati parlamentar prej pesë orësh sot në mëngjes, u shoqërua me votimin e një rezolute jodetyruese, në të cilën zyrtarët e zgjedhur e cilësuan Brexit-in si një “gabim historik”.
Rezoluta thekson, gjithashtu, se Parlamenti Europian duhet të përfshihet plotësisht në diskutimet e ardhshme me Londrën për qeverisjen e kësaj marrëveshjeje.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments